Në Prizren ka ndodhur një vjedhje e cilësuar nga policia si “Vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë brenda në shtëpinë e tij deri sa askush nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi dhe sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur para te gatshme si dhe stoli ari. Rasti mbetet nën hetime”, raporton policia, transmeton Fol Drejt.