Rreth 40 mijë persona janë vrarë në SHBA nga armët e zjarrit – kaq e lartë shifra nuk ka qenë as nga vitet 90-të. Një arsyeja e rritjes së numrit është edhe rritja e vetëvrasjeve, shkruan “Der Spiegel”.
Rasti më tragjik ishte në 1 tetor 2017 kur një person në dhomën e hotelit të Las Vegasit hapi zjarr mbi turmën që ndjekte festivalin e muzikës. Rezultati: 59 të vdekur, qindra të plagosur. Rasti i dytë është në Sutherland Springs, Teksas, 5 nëntor 2017 ku nga gjuajtja me armë u vranë 26 persona, 20 të tjerë mbetën të plagosur.
Nëse llogariten të gjitha rastet gjatë 2017 kanë vdekur nga armët e zjarrit 39.773 persona ose 109 në ditë. Kjo shifër tejkalon shifrën e vdekjeve nga qarkullimi rrugor (37.133).
Në 100 mijë banorë në SHBA vriten 12 persona, në Japoni 0.2, Britaninë e Madhe 0.3, Gjermani 0.9, kurse Kanadë 2,1. Kjo tregon sesa e lartë është numri i vrasjeve në SHBA.
Rreth 60 përqind e rasteve kanë qenë vetëvrasje 23.854. Numri më i madh i vetëvrasjeve kanë ndodhur në Montana, ëyoming dhe Alaskë.
Kjo ndodh për shkak se rreziku i vetëvrasjeve është treherë më i lartë në rast se në shtëpi ke një arme./Foldrejt.com