Në Shqipëri kanë filluar përgatitjet për regjistrimin e popullatës përmes Institutit të Statistikave që mbajnë takime konsultative të vazdueshme me grupe të ndryshme të popullsisë.
Sot, krerët e këtij institucioni mbajtën një takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Tiranë për të diskutuar pyetësorin që do të përdoret gjatë këtij regjistrimi.
Ndërkohë, takime të tjera do të mbahen me grupet e tjera të interesit të përfshira në këtë proces.
Le të kujtojmë se regjistrimi i mëparshëm i popullsisë në Shqipëri ishte ai i mbajtur në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, popullsia e Shqipërisë më 1 tetor 2011 ishte 2 821 977 persona.
“Ka pasur një rënie prej rreth 8% të popullsisë në krahasim me regjistrimin e 2001, ku popullsia ishte 3 069 275 njerëz”, thanë ekspertët në atë kohë. / IBNA /