Një pronar shtëpie alarmoi policinë të shtunën mbrëma në 15 dhjetor 2018, pak përpara orës 2.30, ku në shtëpinë e tij vërejti se qëndronte një person i panjohur, shkruan policia kantoniale e Aargau.
Menjëherë forcat policore të Aargau dhe Solothurnit erdhën për të kontrolluar shtëpinë, por deri atëherë personi i huaj u arratis nga shtëpia. Policia arriti të indentifikojë një person të ngjashëm me të në stacionin e trenit Aarburg. Personi në fjalë është shqiptar 38 vjeçar dhe pa adresë banimi në Zvicër.
Prokuroria e Zofingen-Kulm ka nisur hetimet dhe deri tani nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse 38 vjeçari vërtet është personi i “huaj” në shtëpinë e pronarit./Foldrejt.com