Mijëra demonstrues të pakënaqur me krizën ekonomike në Tunizi dhe sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Kais Said protestuan në rrugët e kryeqytetit, raporton AP.
Demonstruesit iu përgjigjën thirrjes së partive opozitare për të shënuar 12 vjet nga kryengritja në më shumë se 15 vende arabe – të ashtuquajturat Pranvera Arabe.
Protestat në Tunizi janë shprehje e pakënaqësisë në rritje pas raundit të parë të pasuksesshëm të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, ku dolën vetëm 11 për qind e votuesve, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 29 janar, transmeton Fol Drejt.