Në Viti është raportuar një rast i dhunës në familje.
Atje dyshohet se djali e ka sulmuar babain e tij, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pastaj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.