Një person është arrestuar në Gjakovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 07:30, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, kishte sulmuar fizikisht si dhe kishte kanosur viktimën femër kosovare, nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/