Gjatë të premtes një grua la fëmiun e saj tre vjeçar vetëm në banesë nga ora 22:00 e mbrëmjës deri në orën katër të mëngjesit.
Ajo kishte dalur për të festuar ditëlindjen e një shoqeje andaj e la fëmiun duke menduar se nuk do të zgjohet nga gjumi, e babai i fëmiut nuk ishte në Kosovë, ngaqë i njëjti jeton jashtë shtetit.
Fqinjët dëgjuan të qarat e fëmiut dhe menjëherë njoftuan policinë ku thyen derën e banesës dhe e morën atë. Më pas nëna u dërgua në mbajtje.
Fëmija fillimisht u dërgua në qendrën për punë sociale në Fushë Kosovë e pastaj iu dorëzua familjes së të ëmës deri në një vendim tjetër të gjykatës.