Fol Drejt
E premte, 30 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

3 muaj më parë
in LAJME, Pa Kategori
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nëpërmes këtyre pak rreshtave, bashkluftarët e familjes Krasniqi nga Zhilivoda, duam ta përkujtojmë dhe ndajmë dhimbjen për ndarjen nga jeta të nënës Rrahime, nëna e dëshmorit Shaban Krasniqi

Nëna Rrahime Krasniqi u lind në vitin 1943, në fshatin Gllobar të Drenasit të njohur për rezistencë kombëtare. Ishte koha e pushtimit nazist, vite të rënda për popullin tonë i cili ndodhej nën okupim të dyfishtë. Vuajtjet ishin të mëdha, sepse shovensitët serb shfrytëzonin “luftën” kundër okupatorit nazist për të vra shqiptarë. Vitet e rënda për popullin tonë nuk u ndalën edhe më tutje, deri tani me ngadhnjimin e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpër dramat ciklike që kalonte populli ynë nën okupim pas LDB, në në fillim të viteve ’60-ta, nëna Rrahime martohet në fshatin Zhilivodë, për Nuredin Krasniqin. Fshatin Zhilivodë e kishim dëgjuar e mësuar nga veprimtaria atdhetare e patriotit Aziz Zhilivoda. Atë e njihnin gjithandej trojeve. Azizi e kishte kundërshtuar me armë pushtetin okupator jugosllav që në vitin 1945. Ai kishte luftuar kundër tyre, dhe kur rezistenca ishte shuar, shteti shqiptar e kishe strehuar, ku jetoi deri në vdekje. Kjo veprimtari ia kishte ngritur zërin fshatit e familjes Krasniqi, ku erdhi nuse nëna Rrahime. Populli thotë: “Miku-mikut i ngjanë, 40 vite para!”. Edhe në bashkimin e këtyre dy familjeve kjo ndodhi. Në anën e Binakëve të Drenasit si dhe në anën e Krasniqëve të Zhilivodës, andej e këndej Qyqavicës, bashkuan jetën dy familje patriotike. Bashkuan edhe luftën për liri. Sepse, nuk vonon dhe familja Krasniqi do ta ujit tokën me gjak, kur ra dëshmor djali i nënës Rrahime e bacës Nuredin, Shaban Krasniqi, më 28 mars 1999.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Si pasojë e paknaqësisë nga mbetja e Kosovës në okupim edhe pas Luftës së Dytë Botërore, edhe babai i Nënës Rrahime, Mehmet Binaku u burgos e internua në kampin famëkeq të Goli Otokut, për të vuajt burgim të rëndë si kundërshtar i okupimit jugosllav. Vite më vonë, edhe biri i nënës Rrahime, Shabani do të dënohet në mungesë nga gjykata e okupatorit bashkë me axhën e tij Hashimin, por asnjëri nuk do të dorëzohen te organet e ndjekjes, por qëndrojnë në gatishmëri deri në daljen e UÇK-së në skenë të cilës i bashkohen me gjithë zemër e vendosmëri.

Në luftën e UÇK-së, lagjia Krasniqi, më saktë shtëpitë e vëllezërve Nuredinit e Hashimit, bëhen lidhja e parë me lutën, ku u krijua baza e parë e UÇK-së në këto anë. Shokët e organizimit tregojnë se djemë e këtyre familjeve vet e kanë kërkuar ushtrinë, dhe e kanë ftuar të vendoset në shtëpitë e tyre. Që nga ajo vera e vitit 1998, shtëpia e Nuredin e Hashim Krasniqit ishin baza të UÇK-së. Nga këto shtëpi nisi filli i luftës në këto anë të rrënzës së Qyqavicës Aty ishte vendosur shtabi. Kjo zonë ka merita të mëdha në Luftën Çlirimtare. Ka dhënë shumë ndihmesë edhe për zonat tjera, ka përkrahë qarkullimin e armatimit e ushtarëve gjatë kalimit nga zonat tjera për në Prishtinë, Llap, Shalë e Karadak. Me një fjalë Zhilivoda e njerëzit e saj, ishin hallkë shumë e rëndësishme e Luftës Çlirimtare. Vija e komunikimit që kalonte nëpër Zhilivodë, vinte që nga Shqipëria e shkonte deri në pikën më veriore të frontit të luftës. Përveç kësaj, luftarët e kësaj zone buzë Qyqavicës, bënë luftë të suksesshme edhe me armë në dorë edhe luftë të zgjuar politike kundër shpifjeve e divesioneve të armikut.

Nëna Rrahime nuk flinte ditë e natë. Ajo me gratë e vajzat e shtëpisë, ndihmonte pa kursim luftarët, në mesin e tyre edhe tre djemtë e saj, Bajramin, Shabanin dëshmorë, dhe Hanefiun. Nëna si nëna! Bukë e zëmër ju jepte ushtarëve. Luftarët tregojnë se ajo kurr nuk u dorëzua, as kur i ra dëshmorë i biri nuk u ligështua. “Liri pa gjak nuk ka”, kishte thënë nëna kur mori vesh rënien e të birit, trimit Shaban Krasniqi. Edhe baba Nuredin, nuk kursehej. Ai me Shtabin ishte në kordinim për sigurinë e pozitave e vendeve ku qëndronin luftarët. Baca Nuredin, në të gjashtëdhjetat e tij, e kishte kapë pushkën dhe krah për krah me bijtë e vet, luftonte për liri. Me një fjalë tërë familja e tij në luftë me okupatorin. Nëna, baba, motrat, vëllau, nusja, nipi, të gjithë në luftë për çlirim kombëtar. Ashtu siç i ka hije shqiptarit kur i shkilet atdheu.

Familja e bacës Nuredin e Nënës Rrahime dha nga vetja gjithë çka pati, ajo i dha Atdheut birin e tyre dëshmorë Shabanin!
Pa sluftës, nëna Rrahime, ishte e kënaqur që u arrit liria, i gëzohej asaj, i priste luftarët për vizita, i donte ata njësoj si në kohën e luftës. I gëzohej rritjes së familjes, dhe mirëqenies së saj, e mbante krenaria si familje e dëshmorit të Atdheut! Edhe sot, kur shkon në odë të kësaj familjeje, burrat të ulen përballë dhe të pyesin si je e të dëgjojnë e mbajnë me bisedë të sinqertë, vyrtyte këto të njohura të mikëpritjes shqiptare. Është emocion i madh kur ulesh në të njejtat oda të cilat bartën lavdinë e luftës çlirimtare, që pritën e përcollën luftarë e popullatë. Shtëpi patriotike, shtëpitë e Krasniqëve të Zhilivodës, siç kanë qenë gjithmonë edhe në këtë luftë ishin. Bukdhënëse, dhe të besës.

Jeta e rëndë nën robëri, sulmet e shumta ndaj pjestarëve të familjes, jeta nën presion, dhe mosha ndoshta, e bënë të veten dhe nëna u sëmur, deri sa ndërroi jetë më 26 shkurt 2025.

Përmes këtyre rreshtave, ne bashkëluftarët u përpoqëm në mënyrë modeste ta përkujtojmë në sy të atyre dashamirëve që e çmojnë sakrificën për liri, dhe aq më shumë si Nëna e dëshmorit, që ajo të mbahet mend në gjurmët e historisë e të kujtohet për trimëritë e saj, gjithnjë përkrah luftarëve të UÇK-së krah për krah me burrin e saj bacën Nuredin.

Lavdi e nderime të gjitha nënave! Pa sakrificën e heroizmin e tyre, nuk do mund ta çlironim Atdheun.

Agron Xhemajli, 6 mars 2025 /FolDrejt/

Tags: Agron XhemajliFol Drejt
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Lajmi tjetër

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM