Kryeministri Hoti ka njoftuar përmes një statusi se janë nënshkruar kontratat e para me fermerët, në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2020-21, si pjesë nga MASA 101.
Hoti tha se pavarësisht pandemisë, bujqësia po e merr vëmendjen e duhur.
Postimi i plotë:
U nënshkruan kontratat e para me përfituesit (fermerët), në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2020-21, si pjesë nga MASA 101.
Pavarësisht pandemisë, bujqësia po e merr vëmendjen e duhur, ngaqë është një sektor shumë i rëndësishëm për të rritur prodhimin vendor, aftësinë konkurruese, për të përmirësuar bilancin tregtar, si dhe për të ulur importin e produkteve bujqësore.