Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka lajmëruar se është nënshkruar kontrata për rrugën “Hyrje në qytetin e Ferizajt”, gjatësia e së cilës do të jetë 5 mijë e 696 metra. Rruga do të jetë me 4 korsi, me trotuare dhe me ndriçim sipas standardeve më të larta.
Postimi i plotë:
“Projekt dhe zgjidhje e mirë për qytetin e Ferizajt, përkatësisht për qytetarët dhe biznesin në vend.
Kënaqësi të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për rrugën “Hyrje në qytetin e Ferizajt”, gjatësia e së cilës do të jetë 5 mijë e 696 metra.
Rruga do të jetë me 4 korsi, me trotuare dhe me ndriçim sipas standardeve më të larta, ndërkaq do të bëhet edhe ura e re, ku nën urë do të ketë një rreth rrotullim me diametër 96m dhe me 4 nënkalime.
Ky projekt është kredituar nga
European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)
, kurse afati i ekzekutimit të punimeve është 24 muaj.”