Nëntë persona u vranë në Senegal në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të liderit të opozitës Ousmane Sonko, pasi një gjykatë e dënoi atë me dy vjet burg, duke vënë në dyshim serioz shanset e tij për të kandiduar për president vitin e ardhshëm.
Sonko, 48 vjeç, nuk mori pjesë në dënimin e djeshëm për sulmin e dyshuar seksual dhe Ministria e Drejtësisë tha se lideri i opozitës tani mund të çohet në burg në çdo kohë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.