Ekipet e shpëtimit zbuluan sot dy kuti të zeza nga një aeroplan nepalez që u rrëzua të dielën, duke vrarë të paktën 68 persona, ndërsa katër të tjerët janë të zhdukur, raporton Reuters.
Të dhënat nga regjistruesi i zërit të kabinës dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit ATR-72 pranë qytetit të Pokarit.
Zyrtari i aeroportit të Katmandu, Teknath Sitaula tha se kutitë e zeza ishin në gjendje të mirë, “të paktën nga jashtë”./FolDrejt/