fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 10 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Vuçiq: Prishtina duhet të bëjë lëshime që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja

    Moti sot në Kosovë

    Çfarë moti pritet të mbajë në fundjavë?

    Kryeministri Kurti nesër merr pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës

    Kolumbia dhe grupi gueril ELN shtyjnë nënshkrimin e armëpushimit dypalësh

    India, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe realizojnë stërvitjen e parë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit

    Studim: Numri i pacientëve me diabet në Indi rritet në 101 milionë, rritje 44% në 4 vjet

    ShBA pezullon ndihmën ushqimore për Etiopinë për shkak të “përhapjes” së vjedhjeve

    Putini i kërkon CIS të forcojë bashkëpunimin industrial dhe të krijojë marka të përbashkëta

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Importet e naftës së papërpunuar të Indisë nga Rusia rriten 1500% që nga fillimi i luftës në Ukrainë

    Domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike?

    Asetet dixhitale kanë “boshllëk” në rregullore, thotë shefi i rregullatorit amerikan

    Rriten të hyrat qeveritare

    Vendet e pasura me emetime të larta të gazrave serrë mund të paguajnë 170 trilion dollarë në dëmshpërblime klimatike

    Panelet diellore mund të jenë një fatkeqësi globale mjedisore

    Sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit sipas ASK-së

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Poezia që evokon traditën dhe e shpalosë realitetin

    Promovohet libri poetik “Më përcjell nga larg lutje besimtarësh” i autores Laureta Rexha

    Çfarë mund të mësojmë nga trileri i “The Expendables 4”?

    Të shtunën në Prishtinë promovohet libri “Ata ishin (mbetën) dy” i autorit Alban Tufa

    Video/Imam Sytari sjell një mësim nga Ebu Derdaja: Unë urrej veprën e njeriut, e nëse ai heq dorë prej saj, ai është vëllai im

    Ibrahimi kujton pengun që i kishte mbetur nga koha e studimeve, leximin e romanit “Vdekje në Venecie”, i Tomas Man-it

    Përse duhet t’i lexoni klasikët?

    Transformers: Rise of the Beasts – vazhdim i një roboti i dobët dhe i pajetë

    Hapet mini biblioteka në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Chelsea ka hapur bisedimet për transferimin e yllit të Southampton, Lavia

    Xavi kërkon 12 milionë euro pagë në bisedimet për rinovimin e kontratës me Barçën

    Milan gati të shesë De Ketelaere pas sezonit debutues tepër të dobët

    Roma cakton datën e testeve mjekësore për N’Dicka

    Interi refuzon ofertën e Chelseat për Onana

    Këta janë dhjetë futbollistët që pritet të largohen nga Bayern Munich

    Beckham bleu Miamin për 25 milionë dollarë, por sa kushton tani ky klub?

    Spanjollët: Kapiteni i Cityt ra dakord me Barcelonën/ L’Equipe: PSG do ta ‘vjedhë’ atë

    Ante Ćorić largohet nga Roma

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Në rast të një sulmi bërthamor, këto janë 17 këshilla që duhet t’i dinë të gjithë

    Chevron duhet t’i paguajë 63 milionë dollarë dëmshpërblim një njeriu me kancer

    Një nënë e re tregoi vajzën e saj 18 muajshe, njerëzit u tronditën: Kjo nuk është normale

    A e dini se për çfarë shërbejnë dy vrimat e poshtme në atlete? (VIDEO)

    Cila është kafsha më e rrezikshme e cila vret më së shumti njerëz?

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Cilët janë shkaktarët që i përkeqësojnë alergjitë sezonale?

    Studimi tregon se dietat me bazë bimore janë të mira për shëndetin e zemrës

    Bëni brumin e picës me vetëm dy përbërës

    Gabimet më të zakonshme që ju pengojnë të arrini peshën e dëshiruar

    Hulumtim: Pagjumësia rrit rrezikun e sulmit në tru

    Top 5 përfitimet shëndetësore nga konsumimi i brokolit

    Përgatitni kungulleshka të njoma me patate në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

    Hulumtimi zbulon se kur ndodh numri më i madh i sulmeve fatale në zemër

    Pasta të shijshme për 10 minuta: Receta i kënaqi dashamirësit e kuzhinës italiane

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

Nëpërmjet FSK-së, Beogradi e komplikon dialogun

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në prag të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, e cila duhet të përfundojë me një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Beogradi zyrtar po përpiqet që me çdo kusht ta pengojë pjesëmarrjen e serbëve në këtë forcë, përmes presionit dhe kërcënimeve ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë njohësit zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Ditëve të fundit, rreth 20 pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga rajoni i Gjilanit, në mënyrë kolektive kanë parashtruar kërkesat për t’u tërhequr nga kjo forcë, për shkak të presioneve nga Beogradi.

Lexoni edhe..

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Porosit Web Porosit Web

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që arritja e një marrëveshjeje, me të cilën do të normalizoheshin plotësisht raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të hapte rrugën që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, të bëhet në formë krejtësisht juridike, si dhe t’i përfshinte pjesëtarët e të gjitha komuniteteve.

“Në prag të një dialogu të vështirë, serbët janë duke investuar gjithçka që ta bëjnë procesin sa më të komplikuar, ashtu që të mund të formohen parametra të rinj, qoftë për formimin e ushtrisë, qoftë për shtrirjen e saj, në veçanti në veri, qoftë edhe për kapacitetet e saj. Kështu që, strategjia e saj shkon përtej largimit të njerëzve nga ushtria e Kosovës. Është për të krijuar një situatë krejt tjetër, pothuajse nga pika zero, e negocimit të pozicioneve”, thekson Rashiti.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesën për braktisje të FSK-së, pjesëtarët serbë të kësaj force nuk e kanë bërë vullnetshëm, por nën presionin e Beogradit.

Sipas tij, vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në fund të marsit të këtij viti, pati paralajmëruar masa dhe u kishte bërë thirrje serbëve që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin atë.

Arsyet, sipas tij, mund të jenë për qëllime afatshkurta dhe afatgjata të Serbisë.

“Qëllimi afatshkurta është që të forcohet pozicioni dhe të tregohet që Beogradi ka ndikim në Kosovë. Pra, që të përforcohet pozicioni në negociatat qëdo të jenë në vazhdimin e bisedimeve, sidomos për çështjen e Bashkësisë së komunave serbe. Qëllimi afatgjatë mund të jetë destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i kushteve që Beogradi të mos jetë fajtori i vetëm ose përgjegjës në qoftë se arrihet deri te ndërprerja e këtij lloji të bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel”, thotë Janjiq.

Ai, gjithashtu, e sheh presionin e Beogradit zyrtar ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së vetëm si një veprim më shumë në politikën që po e ndjek karshi Kosovës. Ky, sipas tij, mund të jetë paralajmërim se Beogradi po përgatitet që ta braktisë dialogun e Brukselit, por që të mos fajësohet për këtë.

Lidhur me kërkesën e pjesëtarëve serbë të FSK-së që të lirohen nga kjo forcë, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për “për dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.

“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe të premten ka reaguar lidhur me, siç është thënë, presionin që Beogradi po bën ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Është e papranueshme ndërhyrja e tyre, kërcënimi dhe shantazhet, si dhe të gjitha ato veprime që i ndërmarrin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, pjesëtarëve të FSK-së”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka thënë të premten për mediat serbe se shteti i Serbisë, duke u bazuar në ligje, po e kundërshton formimin e, siç e ka quajtur ai, “një ushtrie të huaj” në Kosovë. Reagimet nga Prishtina zyrtare, ai i ka cilësuar si reagime nervoze.

“Në fakt, vetëm po tregojnë se sa janë ata nervoz për shkak të insistimit që të pengohet formimi i parakushteve për konflikte të reja, sepse ajo ushtri do të shërbente vetëm për konflikte të reja. Ajo u nevojitet që të kemi situatën, sikurse në kohën e luftërave austriake dhe turke, që serbi ta qëllojw serbin në atë ushtri”, ka thënë Gjuriq.

Por, Rashiti, shpreh mendimin se autoritetet e Serbisë ende nuk janë të sigurta se çfarë duan me veprimet e tanishme e që ndërlidhen me dialogun e ardhshëm me Kosovën.

“Një pjesë duan garanci shumëvjeçare që në veri të mos ketë pjesëmarrje, të mos paraqitet atje fare dhe që veriu të jetë jashtë kontrollit të territorit dhe shtrirjes së ushtrisë së re. Një pjesë tjetër mendon se duhet të ketë një komandë të veçantë. Nuk janë përcaktuar ende. E rëndësishme për ta është që të krijohet një kontekst, i cili kërkon negociata shtesë, pothuajse nga pika zero, përtej planit të cilin e ka paraparë Ahatisaari, të procesit të transformimit të Ushtrisë së Kosovës”, thotë Rashiti.

Ndërkq, Janjiq shpreh mendimin se presioni i Beogradit zyrtar ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, mund të ketë efekte negative për vetë Beogradin.

“Në këtë rast, nuk po e respekton vullnetin, madje as të pjesëtarëve të bashkësisë së vet, që janë pakicë në Kosovë. Fundja, po tregon tendencën që Beogradi sërish po i ngacmon marrëdhëniet e saj me NATO-n, sepse, në fakt, NATO e kontrollon situatën në Kosovë”, vlerëson Janjiq.

Forcat e Sigurisë së Kosovës, aktualisht kanë 103 pjesëtarë nga komuniteti serb ose 5 për qind nga numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të kësaj force.

Institucionet e Kosovës mëtojnë që ta transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, por për këtë gjë nevojiten ndryshime kushtetuese, përkatësisht mbështetja e deputetëve serbë në Kuvendit të Kosovës, të cilët tash për tash, janë kundër formimit të kësaj ushtrie.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Delawie, i shqetësuar me kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Lajmi tjetër

Reagon Bekim Jashari, thotë se nuk i ka larguar njerëzit e Sami Lushtakut nga puna

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

23 Maj, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM