Teherani ka kërcënuar se në rast se bota nën kërcënimin e SHBA po e izolon ekonomikisht, atëherë Irani do mbyll rrugën e Hormusit – me çrast do bllokohet eksportimi i naftës së vendeve arabe, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat ndërkombëtare.
Irani po vuan prej disa muajsh nga sankcionet e ashpra amerikane, por presidenti iranian Hasan Rohan flet për një kundërpërgjigje në këtë “luftë ekonomike”.
“Nëse një ditë SHBA vërtet do ndalonte eksportet e naftës nëpër botë, atëherë ne nuk do lejojmë asnjëlloj eksportimi të naftës përrmes Gjirit Persik,” tha Rohani, duke paralajmëruar Uashingtonin që të mos “luajë me luanin”.
Në fakt Irani një kërcënim të tillë e ka kryer edhe gjatë viteve 80-të të shekullit të kaluar, por nuk ka ardhur deri në konkretizim.