Kryeministri grek Aleksis Cipras do bisedojë me partnerin e koalicionit Panos Kammenos nga partia ANEL të dielën në mëngjes – konkretisht në ora 10.30, shkruan media greke Kathimerini.
Gjatë takimit do bisedohet për zgjatjen e koalicionit dhe bashkëqeverisjes, duke qenë tepër e rëndësishme për të ardhmen e Marrëveshjes së Prespës, informon foldrejt.com. Kjo e fundit kundërshtohet nga partia ANEL që në rast se lëshon koalicionin me Syriza, bie edhe qeveria greke.
Kammenos, deri tani ka kundërshtuar të takohet me Ciprasin për të kundërshtuar marrëveshjen me fqinjin verior./Foldrejt.com