Se drejtuesi i autobusit është mbrojtur në heshtje ka deklaruar për mediat kroate zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.
Ai ka deklaruar se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të vendoset të martën.
Ndërkaq pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, drejtuesi i autobusit ai është kthyer në mbajtje.
Siç raportoi policia dje, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim, raportojnë mediet kroate.
Policia kroate tha dje se në orën 6:19 të mëngjesit të së dielës pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.
Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte dje në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.
Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur.
Shoferi i cili po voziste në momentin e rastit tragjik, e pranoi dje në Prokurori se për një moment e kishte zënë gjumi, dhe më pas autobusi kishte lëvizur fatalisht jashtë autostradës.