Muajin e kaluar, Netflix njoftoi një rënie të papritur të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largoheshin nga shërbimet e tyre, duke ulur vlerën e tregut të kompanisë me më shumë se 50 miliardë dollarë.
Në përpjekje për të ulur kostot, kompania e produksionit Netflix ka hequr dorë nga transmetimi i serialit të animuar “Pearl”, krijuar nga Megan Markle, transmeton Fol Drejt.
Seriali, i cili u shpall vitin e kaluar, është një nga disa projekte që Netflix ka hequr dorë, raporton BBC./FolDrejt/