Sipas El Nacional, Manchester United do të përballet me konkurrencën nga rivalët e ligës Newcastle United për nënshkrimin e yllit të Real Madridit, Karim Benzema.
Kontrata e Benzemas skadon në fund të sezonit dhe thuhet se trajneri i Manchester United, Erik ten hag dëshiron që Djajtë e Kuq të bëjnë gjithçka për ta nënshkruar atë.
Megjithatë, raporti thotë se nëse Newcastle United kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ata do të jenë të gatshëm t’i paguajnë Benzema çfarëdo që ai të dojë./FolDrejt/