Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka përditësuar të dhënat rreth COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe është konfirmuar një rast pozitiv nga 20 testime, përcjell Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar tre persona.
Në Kosovë momentalisht janë konfirmuar 62 raste aktive./FolDrejt/