fbpx
Fol Drejt
E martë, 6 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    VIDEO/ KFOR-i dhe serbët lokalë në Leposaviq i matin forcat

    “Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit”

    Xhelal Sveçla: Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë/ Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Deputeti Eman Rrahmani: Republika e Kosovës mbetet e rreshtuar si duhet në familjen euroatlantike

    Hapet Panairi i 23-të i Librit “Prishtina 2023” (FOTO)

    Çfarë do të thotë rizgjedhja e Erdoganit për marrëdhëniet e Turqisë me vendet e Gjirit?

    “Kushdo që kërkon protesta, ose shkarkimin e qeverisë Kurti, tenton ta ndihmojë pikërisht Kurtin”

    Ndërpritet seanca që Pjetër Shala të kontaktojë me ekipin mbrojtës

    Aksidenti i tmerrshëm në Indi: Ende mbi 100 trupa të paidentifikuar

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Vendet e pasura me emetime të larta të gazrave serrë mund të paguajnë 170 trilion dollarë në dëmshpërblime klimatike

    Panelet diellore mund të jenë një fatkeqësi globale mjedisore

    Sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit sipas ASK-së

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

    Çmimet e naftës rriten pas vendimit të ShBA-së për të rritur kufirin e borxhit

    Bie çmimi i naftës

    Rritet prodhimi i IPhone, shtohen përpjekjet për rekrutimin e më shumë punëtorëve para lansimit të modelit të ri

    Kryeministri Kurti për Ankandin Solar 100MW: Do ta shtroj rrugën për energji të ripërtrishme

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Përse duhet t’i lexoni klasikët?

    Transformers: Rise of the Beasts – vazhdim i një roboti i dobët dhe i pajetë

    Hapet mini biblioteka në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

    “Katër gazeta janë më të frikshme se një mijë bajoneta”

    Cilët janë 50 filmat më të mirë të përzgjedhur nga të pasionuarit pas tyre?

    Fragment i shkëputur nga romani “Lavdi Marrëzive” i Imer Topanicës

    Pranvera Qerimi: Thumbim i zemrës

    Sot bëhet ndarja e çmimeve në fushën e artit pamor dhe në fushën e kinematografisë

    Një burrë hyri në shtëpinë e një aktori të njohur, duke e kërcënuar me thikë atë dhe familjen e tij

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Raportohet se Benzema e ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e futbollit

    Pritet të vendos pas finales së Ligës së Kampionëve/ Barcelona dëshiron kapitenin e Manchester Cityt, ai ka edhe katër opsione të tjera

    E pohon babai i tij: Leo Messi nuk është afër kthimit në Barcelonë

    Napoli dëshiron që Balogun ta zëvendësojë Osimhenin

    Aston Villa dhe Arsenal konkurrojnë për futbollistin Youri Tielemans

    Real Madridi po i bën konkurrencë Liverpoolit, i cili po tenton ta transferojë Pavardin

    Bayern Munich po mendon të transferojë Raphinha-n

    A po i refuzon Hazard paratë e Real Madridit? Këto janë dy opsionet pas largimit nga klubi spanjoll

    Një sezon në Barcelonë e pastaj në Al Hilal, a është ky plani i Messit?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Një nënë e re tregoi vajzën e saj 18 muajshe, njerëzit u tronditën: Kjo nuk është normale

    A e dini se për çfarë shërbejnë dy vrimat e poshtme në atlete? (VIDEO)

    Cila është kafsha më e rrezikshme e cila vret më së shumti njerëz?

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

    Nuk është ngjyra e kaltër, kjo është ngjyra më e rrallë e syve në botë

    Jehona e Adem Jasharit në Turqi, një park i tërë i Stambollit mban emrin e heroit kombëtar

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto pesë ushqime ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut

    Njerëzit e kanë përdorur kulluesen gabimisht, kjo është mënyra e duhur

    A ju trashin qershitë? Ato përmbajnë shumë sheqer, ja sa preferohet të hani

    Çfarë ndodh kur lagim furçën e dhëmbëve përpara se të aplikojmë pastën

    Doli e suksesshme te minjtë, a do të funksionojë te njerëzit? Zhvillohet një trajtim i ri kundër kancerit të trurit

    Çfarë efektesh pozitive ka uji i orizit?

    Bëni një sallatë perimesh nga mielli i misrit, shija e së cilës do t’ju kënaqë

    Nëse e zotëroni këtë artikull të shtrenjtë, ka më shumë gjasa të divorcoheni

    Nëse vini re këto gjëra tek vetja, jeni tip me inteligjencë të lartë

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

Nga 940 persona me sindromën Down në Kosovë, vetëm gjashtë të punësuar

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Organizata ‘’Down Sindrom Kosova’’ ka arritur që përmes programeve që i aplikon t’i aftësojë për punë shumë persona. Por, vetëm gjashtë persona me sindromën Down janë punësuar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sebahate Beqiri.

Beqiri thotë se mungon përkrahja institucionale e duhur dhe se në vitin 2016 është marrë iniciativë për hartimin e ligjit gjithëpërfshirës, ligj ky që do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Por, kjo shoqatë ende vazhdojnë të presin që Qeveria e Kosovës ta miratojë këtë koncept-dokument për t’i hapur rrugë draftimit të projektligjit për këtë grup të shoqërisë.

Lexoni edhe..

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Porosit Web Porosit Web

 Sa persona me Down Sindrom i ka Kosova?

Sebahate Beqiri: Në bazë të statistikave që posedojmë si shoqatë kemi rreth 940 persona të regjistruar, por ky numër mund të ndryshojë sepse në vazhdimësi kemi raste të moshës madhore që për arsye të ndryshme nuk kanë kontaktuar shoqatën. Gjithashtu ne përcjellim edhe lindjet e foshnjave me sindromën Down duke u bazuar në bashkëpunimin që kemi me laboratorin e gjenetikës brenda klinikës së gjinekologjisë në Prishtinë. Çdo foshnje që diagnostikohet me sindromën Down atëherë aty plotësohet një formular i shoqatës ku ne marrim të dhëna për numrin e lindjeve për foshnjat me këtë sindromë. Por kemi raste që nuk kanë qenë të lajmëruar më herët në shoqatë apo në institucione tjera.

Cilat janë kushtet që u ofrohen këtij grupi të shoqërisë?

Sebahate Beqiri: Nëse flasim për shërbimet se çka ofron shoqata, ne në kuadër të shoqatës kemi dy programe, atë të edukimit dhe intervenimit të hershëm, ku në kuadër të këtij programi ne ofrojmë shërbime psiko-sociale dhe fizioterapinë për fëmijët me sindromën Down nga 0 deri 12 vjeç. Gjithashtu kemi programin për trajnim dhe aftësim profesional ku në kuadër të këtij programi janë të kyçur personat e rritur me sindromën Down. Ky program luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e personave me sindromë për jetë të pavarur dhe treg të punës. Vlen të ceket se në kuadër të këtij programi ne kemi arritur të mbështesim punësimin e gjashtë personave.

Ndërsa në kuadër të programit të edukimit dhe intervenimit të hershëm ofrojmë shërbime për fëmijët, mirëpo nuk kemi kapacitete fizike të ofrojmë shërbime për të gjithë ata fëmijë që kanë nevojë. Por, megjithëkëtë ne kemi arritur ti punësojmë gjashtë persona me sindromë Down prej 940 sa janë. Por, ky numër përfshin gjitha grupmoshat. Nuk është e kënaqshme krahasuar me numrin e atyre që janë të gatshëm për treg të punës.

Asnjë nuk është i punësuar në institucion publik, të gjithë janë në sektorin privat. Kemi pasur një marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku në kuadër të kësaj marrëveshjeje ne kemi trajnuar rreth 30 persona me sindromën Down, por që ende nuk kemi gjetur një situatë të përshtatshme apo nuk kemi pasur përkrahje nga institucionet në mënyrë që të hapin rrugë për punësimin e këtyre personave.

 Çka bën organizata juaj t’i integrojë në shoqëri personat me Down Sindromë?

Sebahate Beqiri: Përveç shërbimeve që ofrojmë brenda shoqatës që nga themelimi, Organizata Down Sindrom Kosova ka pasur një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit dhe gjithashtu kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë një rol shumë të rëndësishëm në fushën e avokimit.

Kemi ndërmarrë shumë nisma që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të personave me Sindromën Down. Vlen të potencohet që në vitin 2016 kemi marrë iniciativën për hartimin e Ligjit gjithëpërfshirës, ligj ky që do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë personat jo vetëm personat me sindromën down por gjithë personat me aftësi të kufizuar. Kemi finalizuar koncept dokumentin. Jemi në pritje, dhe me të vërtetë ky proces është stërzgjatur. Jemi në pritje që Qeveria e Kosovës ta miratoj këtë koncept dokument për ti hapur rrugë draftimit të projektligjit për personat me aftësi të kufizuar.

 Cila është përkrahja institucionale që e marrin kjo kategori e shoqërisë?

Sebahate Beqiri: Përkrahja institucionale nuk është e mjaftueshme, ne si shoqatë në kuadër të projekteve kemi mbështetje, e cila nuk është e mjaftueshme duke u bazuar në nevojat e komunitetit. Nuk mund të themi që kemi mbështetje të mjaftueshme përderisa shumë fusha nuk janë të rregulluara me anë të ligjeve.

Unë e përmenda nismën e hartimit të një ligji gjithëpërfshirës, edhe ato ligje që i kemi në fuqi, nuk janë të zbatueshme do të thotë ka shumë mangësi sa i përket implementimit të ligjit. Ne e kemi ligjin për trajnim dhe arsim profesional ku çdo institucion duhet të ketë, nëse i ka 50 të punësuar, i 51-i duhet të jetë person me aftësi të kufizuara.

Ky ligj fare pak gjen mbështetje në teren. Gjithashtu nuk është duke u zbatuar ligji për arsimin para universitarë. Fëmijët jo vetëm me sindromën down, por në përgjithësi fëmijët me aftësi të kufizuara ballafaqohen me mungesë të shërbimeve brenda shkollave publike. Do të thotë vërehen ndryshime pozitive, mirëpo ende kemi një situatë shumë të vështirë sa i përket personave me sindromën down dhe në përgjithësi personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

Si i sheh shoqëria personat me sindromën Down?

Sebahate Beqiri: Vërehet që është ngritur dukshëm niveli i vetëdijes, kjo është edhe si rezultat që si shoqatë në vazhdimësi i kemi organizuar shumë aktivitete që kanë promovuar potencialin e personave me sindromën Down, përveç të promovimit të potencialit, ne në fushatat tona gjithmonë kemi përfshirë edhe nevojat dhe çka duhet vepruar që të përmirësohen kushtet e jetës për personat me sindromën down.

Mirëpo, unë gjithmonë e potencoj, nuk është gjithçka ngritja e nivelit të vetëdijes. Personat me sindromën down kanë nevojë për shërbime, kanë nevojë për një mbështetje më të madhe, këtu po e përfshijë edhe familjen e cila ka nevojë për mbështetje sepse shpesh sfidat me të cilat ballafaqohen familja në këtë rast me një fëmijë apo një të rritur me sindromën down bie më shumë vetëm mbi supet e familjes. Kështu që mendoj që është koha e fundit që institucionet të jenë më të ndërgjegjshme sa i përket komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

A hezitojnë familjet kosovare t’i sjellin te ju për aktivitete persona me Sindromën Down?

Sebahate Beqiri: Natyra e punës në organizatë, edhe përbërja e stafit të organizatës kanë ndikuar që edhe prindërit të mos hezitojnë ta gjejnë veten, si një shtëpi të dytë të tyre ta quaj, brenda organizatës. Kemi ende, identifikojmë në vazhdimësi raste që hezitojnë, që i mbajnë edhe të izoluar. Mirëpo, këto raste janë në rënie e sipër, sepse shihet që është ngritë edhe niveli i vetëdijes te familjet, do të thotë, prindërit nuk hezitojnë që të lajmërohen, të kërkojnë informata mbi sindromën down. Mirëpo, ende duhet punuar në këtë drejtim.

Në informimin e prindërve, në informimin e drejtë sa i përket sindromës down, sepse shpesh ballafaqohemi edhe me mungesë të informatave dhe kjo është një ndër arsyet që edhe prindërit hezitojnë apo mbyllen brenda familjes që mos të kërkojnë informata apo mos të kenë ambicie që një person me sindromën down me të vërtetë nëse ka shërbimin dhe mbështetjen e duhur mund të jep kontribut dhe mund të jetojë një jetë sikur personat e tjerë.

Normal, duke u bazuar në sfidat që kanë dhe vështirësitë që kanë duhet një mbështetje më e madhe, por nëse kjo mbështetje ju sigurohet prej shoqërisë ata mund të jetojnë një jetë të pavarur dhe mund të jenë produktiv për shoqërinë. Kemi shumë raste, raste të suksesit që personat me sindromën down kanë treguar sukses në fusha të ndryshme.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të Policisë

Lajmi tjetër

Kriza ekonomike e Turqisë ndjehet në tregjet botërore

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

23 Maj, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM