Origjina e ajvarit është e kontestuar prej vitesh. Thuhet se ajo është bërë përherë të parë në Maqedoninë Veriore, megjithatë edhe Serbia pretendon të njëjtën. Së fundi ka edhe disa shtete tjera ballkanike, por edhe rajone, që thonë se ajvari përherë të parë është bërë në trevën e tyre?, informon foldrejt.com.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, në një intervistë për „First we Feast”, theksoi se “ajvari i Kosovës” është më i miri.
Kjo irritoi serbët, të cilët njihen për reagimet e shpejta dhe emocionale të tyre. Por ajvari, pretendohet se është produkt i tyre edhe në Kroaci, Bosnjë, Slloveni. Për të mos mbaruar këtu, emri ajvar mendohet se rrjedh nga tuqishtja që ka kuptimin e havjarit (vezëve të peshkut).
Por kush ka të drejtë në pretendimin e tyre?
Në vitin 1996 Sllovenia arriti një fitore administrative për të blerë të drejtën e emrit “ajvar” dhe që të shiste produktet e saj me këtë emër. Një tentativë që së shpejti do kundërshtohej nga Serbia.
Në fillim të vitit 2012 Serbia fitoi mundësinë për të përdorur produktin e saj ndërkombëtarisht me emrin „Leskovacki domaci ajvar“, që do të thotë se vetëm firma nga Leskovaci në Serbi mund të përdorë produktin me emrin „Leskovacki ajvar“.
Kjo ka irrituar maqedonasit, megjithatë në rajonin fragjil të Ballkanit, nuk besohet se do vijë një kohë “ajvari”./Foldrejt.com