Tite dha dorëheqjen pas eliminimit të Brazilit nga Kroacia në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar dhe tani kërkimi është ende për pasuesin e tij.
Një nga opsionet për trajnerin e Brazilit është trajneri i Romës, Jose Mourinho. Megjithatë, mediat italiane bëjnë të ditur se Roma nuk dëshiron të ndahet me trajnerin me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 dhe as nuk është gati ta lejojë të marrë një rol të dyfishtë.
Por sipas Carlos Albertos, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Porton në 2004, Mourinho me siguri do të pasojë Titen.
“Do ta them drejtpërdrejt këtë. Mourinho do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Ky është lajmi që po ju njoftoj zyrtarisht. Dhe jo vetëm kaq, ai më kërkoi të isha asistenti i tij” , tha portugezi në një intervistë për Mundo GV, transmeton Fol Drejt.