Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve.
Ai ka thënë se kjo parasheh kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rrugë Regjionale.
Sipas Lekajt, deri më tani ky Udhëzim Administrativ nuk është implementuar fare, kurse nga sot do të nxirren në terren komisionet që do e bëjnë rikategorizimin e rrugëve.
Më poshtë gjeni komentin e plotë të Lekajt:
Nënshkrova Udhëzimin Administrativ mbi përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorizimin e rrugëve
Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R).
Deri tani, Udhëzimi Administrativ që ishte në fuqi nuk e ka luajtur rrolin e vet dhe nuk është implementuar fare, nga sot e tutje do të nxjerrim në teren komisionet të cilët do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve. Me ketë kategorizim do të ndihmohen edhe Komunat të cilat deri tani kanë patur shumë rrugë e pak mundësi për mbikëqyrje dhe mirëmbajtje.