Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot ka funksionalizuar opsionin e shkarkimit onlive të vërtetimit të studentit për të gjithë studentët që janë aktiv në këtë universitet.
Kjo është bërë e ditur nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët përmes një postimi në profilin e tyre në rrjetin social Facebook njoftuan për këtë ndryshim i cili lehtëson qasjen e studentëve në këtë dokument.
Ky është postimi i plotë i Parlamentit Studentor:
“UP-ja funksionalizon modulin për shkarkimin online të vërtetimit të studentit
Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 35 mijë vërtetime që dëshmojnë statusin e studentit janë lëshuar nga zyrat e shërbimit studentor të Universitetit të Prishtinës. Përmes modulit më të ri të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), ky dokument nga tani e tutje mund të shkarkohet online nga secili student, përmes llogarive personale studentore në SEMS.
Me anë të këtij moduli, studentët do të mund të pajisen me vërtetim të studentit, në tri gjuhë, në pak minuta.
Ne si Parlament Studentor do tentojmë që edhe certifikatën e notave të ju mundësojmë të pajiseni në këtë formë, duke ofruar kështu dixhitalizim të plotë në tërheqjen e këtyre dy dokumenteve.
Për të lehtësuar procesin e pajisjes me këtë dokument, UP-ja ka përgatitur një manual, i cili shpjegon hapat që duhet të ndiqen. Bashkangjitur i gjeni fotot.
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1872
Për më shumë informata, ju mund të kontaktoni shërbimin studentor në email adresën: [email protected], ose përmes të dhënave kontaktuese të fakulteteve përkatëse: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,34/
/FolDrejt/