Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexander de Moraes, ka vendosur të pezullojë për 90 ditë guvernatorin e Brazilit Ibanez Rocha, duke përmendur gabimet e sigurisë që lejuan mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro të sulmonin ndërtesat e qeverisë federale të Brazilit.
Përpara vendimit të pezullimit, guvernatori Rocha tha se të paktën 400 njerëz ishin arrestuar pas bastisjeve në ndërtesat kryesore qeveritare në Brasilia, duke thënë se përgjegjësit “do të paguajnë për krimet e kryera”.
Gjykatësi Moraes urdhëroi gjithashtu që kampet e ngritura nga mbështetësit e Bolsonaro përballë bazave ushtarake të shpërndahen brenda 24 orëve, si dhe që rrugët të zhbllokohen dhe objektet e qeverisë braziliane të lirohen, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.