Një shtetase e Kosovës është arrestuar nën dyshimin e veprës penale ngacmim.
Rasti kishte ndodhur në Gjilan, me 8 nëntor të vitit 2022, ndërkaq arrestimi i të dyshuarës është bërë me 16 janar 2023, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Me datën 16.01.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se përmes telefonit ka ngacmuar ankuesit kosovarë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/