Të hënën është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.01.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.