Një ditë të nxehtë vere, pas përfundimit të ligjëratave disa studentë derisa ishin duke pritur autobusin urban, bashkë me to priste edhe profesori i tyre që ishte afër pensionit.
Prezenca e profesorit i befasoi studentët por asnjëri nuk guxonte ta pyeste për gjendjen e tij, derisa njëri prej tyre mori guximin dhe e pyeti:
“Profesor i nderuar! Si është e mundur që deri sot akoma nuk keni blerë një makinë personale?” Ai iu përgjigj: “Nëse do të kisha objektiv makinën dhe luksin, do kisha përzgjedhur ndonjë profesion tjetër” (ndoshta e ka pas qëllimin te profesioni i politikanit)
E nëse realiteti i sodit tregon një fotografi tjetër prej kësaj të lartshënuarës, atëherë ose bëhet fjalë për persona që kanë ndonjë profesion alternativ të trashëguar prej familjes; ose bëhet fjalë për keqpërdorues dhe përfitues të cilët e shfrytëzojnë afërsinë e tyre për t’i korruptuar apo manipuluar. Me profesionin e mësuesit apo pedagogut ata pretendojnë që të pasurohen materialisht mbi kurrizin e popullit.