Lidhur me asociacionin e komunave serbe gjatë ditës së sotme ka pasur shumë reagime, qoftë zëra që thonin se duhet të themelohet, qoftë zëra që e kundërshtonin. Numri i zërave kundërshtues është më i madh pasi që shumica dërmuese e popullit nuk e përkrah këtë projekt.
Një reagim kundërshtues e ka bërë edhe koordinatori i Qendravë të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti.
Ai ka treguar se njëjtë si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë kishte filluar krijimi i Republikës Srpska, duke bashkangjitur një fotografi në postimin e bërë në profilin e tij në Facebook.
“Ngjashëm edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, kishte nisur si i tillë, pra asociacion i komunave me shumicë sërbe, me të njëjtin qëllim, siç po insistohet e bëhet presion në Kosovë.
Por, shiheni kronologjinë e ndodhive atje përbrenda vetëm katër viteve. Sot, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është shtet jofunksional. Ashtu po duan të na bëjnë edhe Kosovën.
Prandaj është e padrejtë trysnia e presioni mbi Republikën e Kosovës për ta themeluar asociacionin njëetnik që është kërkesë e Serbisë. Është padrejtësi. Përveç tjerash, edhe historike”, ka shkruar Hoti./FolDrejt/