Korporata japoneze e kamerave ‘Nikon’, sipas disa spekulimeve të fundit me 23 gusht do të sjellë në treg dy kamera të reja.
Sipas raportimeve, kamerat do të quhen ‘Z6’ dhe ‘Z7’. Kamera ‘Z6’ pritet të jetë 24 mega-pixel dhe është e dizajnuar që të bëhen fotot më shpejtë, po ashtu mund të bëni foto edhe me dritë më të ulët. Ndërsa ‘Z7’ do te jetë 45 mega-pixel dhe do të jetë më e mirë për të bërë foto në distancë më të largët.
Sipas emrave të kamerave, ‘Nikon’ do të ju kundërpërgjigjet ‘Sony’ që po ashtu ka sjellë kamera të reja.