Wizz Air ka shtuar flotën e saj me një Airbus A321 të dytë, pasi kjo e fundit do shërbejë për fluturimet nga ose për në Vjenë të Austrisë, shkruan foldrejt.com. Biletat e aeroplanëve mund të nisin nga 14,99 euro.
Më konkretisht, nga fundi i javës Wizz Air fluturon dyherë në jave, të hënën dhe të premten, nga Selaniku në Vjenë, kurse çdo të martë dhe të shtunën nga Vjena në qytetin izraelit Eilat në Detin e Kuq.
Kurse drejt Nishit dhe Ohrit do ketë tre fluturime në javë dhe atë të martën, të enjten dhe të shtunën. Së fundi do ketë edhe një udhëtim drejt Billund të Danimarkës, duke filluar nga 22 shkurti.
Wizz Air është një kompani e shquar Low-cost, që tani mund të shërbejë jo vetëm diasporës shqiptare në Europë, por edhe asaj në SHBA. Një fluturim nga SHBA deri në Vjenë varion 300-600 euro, kurse me Wizz Air nga Vjena deri në Ohër mund të kushtojë nga 15-150 euro.
Fluturimet e reja
Vjenë – Selanik: e hënë, e premte
Vjenë – Nish: e martë, e enjte, e shtunë
Vjenë – Ohër: e martë, e enjte, e shtunë
Vjenë – Eilat (Ovda): e martë, e shtunë
Vjenë – Billund: e mërkurë, e dielë (nga 22 shkurti 2019: e hënë, e mërkurë, e premte, e dielë)