Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, së bashku me Universitetin e Tiranës kanë nisur gërmimet në fshatin Rrasë të Belshit ku rreth dy vite më parë nga banorët e zonës u zbuluan disa rrënoja.
Edhe pse në fillim të këtij procesi, arkeologët janë entuziastë për zbulimin i cili sipas tyre, është një term i periudhës romake i shekullit të dytë.
Projekti parashikon gërmimin, konservimin dhe interpretimin e monumentit duke e bërë më pas të vizitueshëm nga turistët. Arkeologët gjykojnë se ky monument mund të kalojë përmasat kombëtare.
Objekti pritet të ketë rëndësi të veçantë për trashëgiminë tonë kulturore dhe do t’i shtojë Belshit një atraksion historik, veç atij natyror.
Objekti i zbuluar ndodhet rreth 3 km në daljen veriore të qytetit të Belshit, shumë pranë aksit rrugor duke e bërë një atraksion lehtësisht të vizitueshëm./tch/