Një burrë është arrestuar me dyshimin se ka tentuar të vrasë një vajzë shtatëvjeçare para një kishe në Londër nga një automjet në lëvizje, raporton BBC.
Një vajzë u plagos rëndë dhe një vajzë tjetër (12) dhe katër gra u plagosën pranë kishës St Aloysius në Euston.
Policia e qytetit tha se një burrë, 22 vjeç, u arrestua kur makina e tij u ndalua në Barnet, Londër, të dielën pasdite dhe është në paraburgim./FolDrejt/