Një fëmijë 10 vjeçar në Podgoricë i është amputuar dora të dielën në mbrëmje për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, tha Nemanja Beçiq, mjek në Institutin për Ndihmë Emergjente Mjekësore.
Ai tha se lëndime të rënda në dorë ka pësuar edhe vëllai i fëmijës.
Beçiq ka deklaruar se një punonjës është sulmuar mbrëmë në Hitna të Podgoricës teksa jepte ndihmë.
Ai në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi tha se nata e kaluar në ZHMP ka qenë me stuhi.
“Kemi pasur një amputim traumatik të një fëmije nga mjetet piroteknike. Kjo la gjurmë më të madhe te mjekët e rinj”, tha Beçiq në programin Dobro jutro Crna Goro.
Ai ka shpjeguar për Portalin RTCG se lëndimi është shkaktuar nga fishekzjarrët, ndërsa vëllai i fëmijës është plagosur rëndë.
“Është një dëmtim i dorës me një traumë më të madhe në gishtin e pestë”. Ai është dërguar në Institutin për sëmundje të fëmijëve për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Beçiq./FolDrejt/