Tetëdhjetë vjeçarja kanadeze Josephine Michaljuk nga provinca e Albertës, e cila dhuroi gjak rregullisht për gati 60 vjet, hyri në Librin e Rekordeve Guinness për sasinë e gjakut që ajo dhuroi.
Sipas faqes së rekordeve botërore Guinness, ajo filloi të dhurojë gjak në moshën 22-vjeçare dhe që atëherë ka dhuruar gjithsej 203 njësi gjaku. Një njësi gjaku është 473 mililitra, dhe një i rritur ka mesatarisht 4.7 litra gjak në trup.
Mihaljuk tha se në vitin 1965, motra e saj, e cila tashmë po dhuronte gjak, e bindi të dhuronte gjak për herë të parë. /FolDrejt/