Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident në Autostradën Prizren-Vermicë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:10, përcjell Fol Drejt.
Në aksident ishte i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/