fbpx
Fol Drejt
E martë, 28 Mars, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Honda po tërheq më shumë se 330,000 automjete për shkak të problemeve me pasqyrat e pasme

    Tre persona të vdekur e 13 të zhdukur pas përmbysjes së një varke në Detin e Karaibeve

    Jarinje: Policia ndalon një të dyshuar për përfshirje në veprat penale krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit

    Gjykata Federale e SHBA-ve: Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe për bisedat me Trump

    Times: Lundrimi më i madh i planifikuar ndonjëherë do të zgjasë tre vjet

    Haxhiu përkujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë

    Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Putini është afër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë

    Prizren: Arrestohet një person i kërkuar, dërgohet në burg për 6 muaj

    IOC rekomandon kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në garë

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

    Banka më e madhe zvicerane bleu Credit Suisse, një marrëveshje me vlerë më shumë se dy miliardë dollarë

    Eksperti financiar nga Wall Street: Një tjetër bankë e madhe kërcënohet nga kolapsi

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

    Ministri Çeku për Bibliotekën e qytetit të Shtimes: Një projekt që ishte shoqëruar me shumë problematika

    Prezantohet libri: “Politikat Publike përtej jurisprudencës tradicionale një qasje mekasid”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Kante do të rinovojë kontratën e tij me Chelsean

    Borussia i ofroi Bellingham një vazhdim të kontratës dhe 15 milionë euro në sezon

    PSG ndalon interesimin për Min-jae

    Zidane në listën e ngushtë të Tottenham Hotspur

    United ende nuk ka bërë një lëvizje vendimtare në zgjatjen e kontratës së targetit të PSG-së, Rashford

    Tuchel dëshiron Mount në Bayern

    Laimer do të transferohet në Bayern gjatë verës

    Shënoi pesë gola në dy ndeshje, Juventusi dhe Arsenali kërkojnë transferimin e tij

    Dani Olmo dhe Barcelona, sërish temë në mediat spanjolle

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

    Ky është vendi më i lumtur në botë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

    Këto 5 ushqime janë aleatë të fuqishëm në luftën kundër diabetit, sipas dietologëve

    A vuani nga fryrja? Këto tri gjëra e provokojnë rregullisht

    Kjo është vitamina më e mirë për trurin

    Hulumtimi: Shenjat e para të Alzheimerit mund të shfaqen në sy

    Asnjëherë mos e ndaloni teshtitjen, mjekët paralajmërojnë se është shumë e rrezikshme

    Pse mjekët këshillojnë që të mos e ndalim teshtitjen?

    Antibiotikët nuk ndihmojnë në mbijetesën e pacientëve me infeksione virale

    Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e humbjes së dhëmbëve

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home OP/ED

Një letër iluminuese e ish Reisit të Bashkësisë Islame të Bosnjës, drejtuar HOXHALLARËVE

2 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

Porosit Web Porosit Web
Prof.Dr.Mustafa Ceriç

Të dashurit e mi,
Me leje të reisul-ulemas Husjen ef. Kavazoviq, po ju shkruaj këtë letër për asgjë dhe për askënd. Ju nuk më keni borxh asgjë dhe unë nuk ju detyrohem asgjë, përveç dashurisë dhe respektit për misionin tuaj të hoxhës të cilin po e kryeni. Mision, i cili gjithmonë ka qenë i preferuari im. Nga lindja deri në vdekje, shpirti im ishte dhe do të mbetet shpirt i hoxhës. Ndoshta kjo për juve nuk do të thotë asgjë, por për mua do të thotë, që të tregoj dhe theksoj se po më mundon nostalgjia për mimberin e nderuar dhe mihrabin e shenjtë. Por, kur ju shoh të premten në namazin e xhumasë dhe kur e dëgjoj hutben tuaj, më kaplon dhe më pushton lumturia që ju kemi në mbrojtjen e fesë dhe atdheut. Hutbeja juaj mund të mos i përmbushë gjithmonë pritjet e mia, por unë gjithnjë e kam parasysh se nuk ka qenë kurrë më e vështirë të jesh hoxhë sesa që është sot. Çkado që ju thoni dhe që nuk thoni, për dikë gjithmonë jeni fajtor.

Por mos harroni: nuk ekziston ndonjë recetë për sukses, por ekziston recetë për dështim, dhe ajo është që t’i kënaqni të gjithë njerëzit, përkatësisht, ta zhgënjeni ndërgjegjen tuaj. Sepse, gjithmonë ta mbani në mend: emri i nderuar “hoxhë” – është argument i gjallë i fesë dhe moralit. Dhe gjithçka që është e nderuar – është e pastër, dhe gjithçka që është e pastër – është e shenjtë, dhe gjithçka që është e shenjtë – është e paprekshme, dhe gjithçka që është e paprekshme – është enigmatike dhe sfiduese që të pandershmit ta çnderojnë me nder. Dhe nderi është ndërgjegjja juaj e pastër. Nga vjen ajo? Nga brenda apo nga jashtë misionit tuaj të hoxhës? Në fillim ajo ju ofrohet nga Pjegamberi Muhamed: – Ulematë, dijetarët e muslimanëve, janë trashëgimtarë të të dërguarve të Zotit. Tek ne, “ulematë” janë hoxhallarët, jo si një elitë e shenjtë e paprekshme, por si sherbëtorë të fesë, si roje të traditës dhe roje në vijën e parë të atdheut.

Sigurisht, kjo trashëgimi pejgamberike është e nderuar nga Pejgamberi, është më e nderuaranga gjithë. Por është,gjithashtu edhe barrë tepër e rëndë për atë që, nuk është i gatshëm ta marrë përsipër, që nuk di ta mbajë mbi vete, i cili nuk di ta ndajë atë me ndërgjegje dhe përgjegjësi me të tjerët. Hoxhallarët janë ushtarë, oficerë të cilëve nuk u jepen grada, por ju merret masa e besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj misionit të trashëgimtarëve të pejgamberëve, por gjithashtu, ju imponohet edhe masa e lojalitetit dhe përshtatshmërisë ndaj çdo pushteti, si ndaj atij që ju shfrytëzon për një përdorim, ashtu edhe ndaj atij, i cili ju trajton në mënyrë të pabarabartë. Ju, të dashurit e mi, me vetëdije ose pa vetëdije, jeni gjithmonë midis këtyre dy opsioneve: besnikërisë dhe devotshmërisë ndaj Zotit ose besnikërisë dhe përshtatshmërisë ndaj pushtetit. Këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë kompromis, përveç nëse besnikëria dhe përkushtimi ndaj Zotit përputhen me besnikërinë dhe përshtatshmërinë ndaj pushtetit. Por, kjo rrallë herë ndodh, siç janë rrethanat kur të gjithë detyrohemi të mbrohemi nga armiqtë. Ka pasur edhe momente të tilla në historinë tonë, por ato ishin jetëshkurtra dhe u harruan shpejt.

Prandaj, unë them se sot gjëja më e vështirë është të jesh hoxhë. Ju e shihni imoralitetin me sytë tuaj, por nuk guxoni të flisni për të me gjuhë të pastër; ju e dëgjoni gënjeshtrën me veshët tuaj, por kundër saj nuk guxoni ta thoni të vërtetën e qartë; ju e ndjeni se diçka nuk është në rregull, por nuk e keni forcën për të korrigjuar padrejtësinë. Për pushtetin, çfarëdo qoftë ai, nuk ju lejohet të flisni, përveç asaj dhe aq sa pushtetit i duhet që të mbahet ashtu që askujt mos t’i përgjigjet për asgjë. Unë e di, se ju nuk e keni humbur ndjenjën tuaj të besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, por e keni fituar frikën nga politika, sepse ju fajëson për mungesë lojaliteti dhe për papërshtatshmëri kur të flasë ndërgjegjja juaj e hoxhës.

Por mos harroni, ju nuk jeni fajtor për asgjë dhe nuk keni nevojë të keni frikë nga askush tjetër përveç Zotit, ju jeni shënjestra e të gjithë atyre që duan të jeni gjithmonë me ta me çdo kusht, si dhe atyre që nuk mund t’ju arrijnë, sepse të premten ata kohën e kalojnë në kafene. Ata që ju duan gjatë fushatës, duke ju blerë kostume dhe xhybe, nëse fitojnë në zgjedhje, atëherë kjo është vetëm meritë e tyre, ndërsa nëse humbin, atëherë është faji juaj sepse nuk ishit mjaft aktiv në promovimin e politikës së tyre. Kurse për ata që nuk ju duan sepse këta ju “duan” shumë, ju jeni fajtor sepse jeni të njëanshëm, sepse nuk i keni mbështetur në luftën e tyre të përgjithshme kundër atyre që fituan përsëri, edhe pse të gjithë u thanë atyre se u kishte ardhur fundi.
Dhe kështu, të dashurit e mi, në pafundësinë e misionit tuaj të përgjegjshëm të hoxhës, në popull dhe për popullin, ju luftoni sot me vetveten dhe përreth jush për të gjetur përgjigjen e duhur për sfidat, të cilat janë shumë më të vështira se sa kanë qenë ndonjëherë. Do të doja t’ju ofroja përgjigjen e duhur për dilemat tuaja të hoxhës, por nëse më lejoni, unë do t’ju ofroj nga ndjenja e dashurisë dhe respektit për misionin tuaj të hoxhës në popullin tonë, disa këshilla të cilat mund të mos i miratoni, por mua do të ma lehtësoni nëse më premtoni se në Ditën e Gjykimit do të dëshmoni se unë këtë ua kam thënë:
(1) Gjithmonë jini të vetëdijshëm për misionin tuaj të hoxhës në shpirt, në zemër dhe mendje, mision të cilin e keni trashëguar nga Pejgamberi, sepse ky është kushti i parë dhe themelor për suksesin tuaj në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër. Pra, që ta dini dhe të besoni se ju jeni ata që jeni – hoxhallarë. Edhe Pejgamberit Muhamed (savs), iu desh të besonte vetë se ai ishte me të vërtetë i Dërguari i Zotit. Pa këtë, imani – besimi i tij nuk do të ishte i vlefshëm.

(2) Gjithmonë mbani në mend se ju jeni të nderuar dhe të privilegjuar që në emër të Zotit dhe të Dërguarit të Tij tu flisni njerëzve nga vendi i nderuar i minberit. Prandaj, ju duhet të peshoni çdo fjalë tuaj në mënyrë që të arrijë në zemrën e besimtarit. Gjithashtu, secilën prej veprimeve tuaja Zoti dhe njerëzit do ta masin me peshojë të veçantë, prandaj, mos bëni asgjë që nuk është në përputhje me fenë dhe moralin, as mos shkoni atje ku nuk e keni vendin. Kurrë nuk do ta harroj një mësim nga një xhematli, të cilin e gjeta duke pjekur raki, i cili me të vërtetë u turpërua, por më paralajmëroi se ai këtë mund ta bënte, por ai mua do të më ndëshkonte nëse unë do ta bëja të njëjtën gjë. Xhemati ynë ka dëshirë që hoxhallarët e tyre t’i shohin si udhëzues të mirëfilltë dhe të moralshëm. Në vetëdijen e tyre, mëkati i hoxhës është i transmetueshëm, si sëmundja ngjitëse, andaj nuk guxon as të shfaqet e as të përhapet.

(3) Ju nuk jeni murgj të izoluar ose shenjtorë të gjallë, por jeni shërbëtorë të nderuar të fesë dhe moralit. Ju nuk jeni domosdoshmërisht më të dijshmit, por jeni dhe duhet të jeni më shembullorët në fe dhe në moral. Ruani reputacionin tuaj dhe të familjeve tuaja.

(4) Dëgjoni popullin që ta ndieni arsyen dhe mençurinë e popullit. Mos harroni, populli gjithmonë e ka mendjen natyrale, të ushqyer nga burimi i pastër, që është më e dobishme se mendja artificiale e disa intelektualëve, të cilët janë ushqyer nga burimi i huaj i shkencës së rreme mbi fatin tonë.

(5) Populli e ka frikën e tij, por edhe shpresën e tij. Mundohuni t’ia zvogëloni frikën e tij, dhe t’ia shtoni shpresën! Shpjegojuni atyre se ai që nuk ka frikë nga Zoti, do të ketë gjithmonë frikë nga jeta, sikurse edhe ai që nuk ka shpresë për faljen e Zotit, gjithmonë do të jetë në një gjendje të pashpresë!

(6) Njerëzit sot kanë frikë jo vetëm nga Korona, por edhe nga mjerimi. Detyra juaj është që me njerëzit ta ndani fatin tuaj, sido që të jetë. Ju nuk jeni as degë që mund të pritet, por as gjethe që do të bie vetë. Ju jeni pemë e fortë në popullin tonë, venat e së cilës janë thellë në tokë, që nga Mehmed Fatihu e deri në ditët e sotme.

(7) Ruani amanetin, nderin dhe identitetin e Bashkësisë Islame! Kultivoni vëllazërinë në fe dhe atdhe! Jini të guximshëm për ta thënë të vërtetën, edhe nëse është e hidhur! Mos e keni zili njëri-tjetrin! Kënaquni me suksesin e vëllezërve tuaj! Ndihmoni vëllain tuaj në gëzim dhe në hidhërim! Sepse Allahu i Madhërishëm e ndihmon atë që ndihmon vëllain e tij!

(8) Në vendin tonë, kurrë nuk kanë qenë kohët e lehta por këto të sotmet janë veçanërisht të vështira. Prandaj, të dashurit e mi, jini vigjilent dhe të kujdesshëm! Populli po ju shikon juve! Dhe po e dëgjon fjalën tuaj! Mos i zhgënjeni njerëzit! Bëhuni korrigjues të politikës jo korrekte, sepse politika për ne muslimanët, pas gjenocidit, nuk është as zbavitje, as ndeshje rasti, por politika për ne është çështje ekzistenciale, e cila kërkon që të përfaqësohemi nga më të zgjuarit, më të respektuarit, më të aftët, më të drejtët dhe nga ata që më së shumti e duan të vërtetën midis nesh!

(9) Nëse shihni amoralitet dhe padrejtësi, korrigjojeni me dorën tuaj, e nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë, dhe nëse nuk mundeni as edhe me gjuhë, atëherë të paktën e përbuzni me zemrën tuaj! Por atëherë dijeni, se edhe ju edhe të gjithë ne si popull, jemi në nivelin më të ultë të besimit dhe moralit!

(10) Unë nuk do t’ju them se për kënd duhet të votoni! As ju këtë mos ua thoni njerëzve, por tregojuni atyre për cilësitë e ndershme dhe të afta të atyre që duan, munden dhe dinë ta mbrojnë fenë dhe moralin nga korrupsioni, që ta mbajnë kombin tonë të bashkuar dhe ta shpëtojnë shtetin tonë nga armiqtë!

Të dashur hoxhallarë, dua që ta dini se e keni në dispozicionin tuaj shpirtin, zemrën dhe mendjen time për misionin tuaj të nderuar të hoxhës. Mos u frikësoni! Unë kurrë nuk do të rikandidoj për politikë, por dua të mendoj për fatin tonë dhe dua të flas publikisht në mënyrë që të gjithë të mund të më dëgjojnë, si ata që më duan, ashtu edhe ata që nuk më duan! Allahu i Madhërishëm na ruajt nga çdo bela dhe sprovë, të cilën nuk jemi në gjendje ta kapërcejmë!

O Allahu i Plotfuqishëm, na fuqizo që ta bartim dhe përcjellim me sukses trashëgiminë pejgamberike të Pejgamberit (savs) nëpër vendin tonë dhe në gjithë botën!

O Allahu i Gjithëdijshëm, na mëso se shërbimi i fesë dhe moralit është virtyti më i nderuar!
O Allahu i Mëshirshëm, hoxhallarëve tanë, bëju të dashur misionin e tyre të nderuar me kënaqësinë Tënde dhe shpërblimin e xhenetit!
Sinqerisht,
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Erdoğan: Vrasja e shkencëtarit iranian shënjestron paqen e rajonit

Lajmi tjetër

OKB heq kanabisin nga lista e substancave më të rrezikshme

Të ngjajshme

LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
KRYESORE

Nuk mund ta mbrojmë Albinin, sepse na kundërshton Kurti!

24 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni