Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, një minutë pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Maqedoni për vitin 2019.
Foshnja është mashkull, peshon 3 kilogram dhe 940 gram dhe është i gjatë 52 centimetra.
Pritet që gjatë ditës së sotme prindërit e foshnjës së parë në Shkup të vizitohen nga funksionarët të vendit.