fbpx
E premte, 4 Tetor, 2024

NJERËZIT QË VONOHEN KANË TRURIN MË NDRYSHE

Një studim relativisht i ri ka treguar se njerëzit që vonohen me kryerjen e detyrave ose obligimeve kanë një tru me një qendër shumë më të madhe të frikës dhe ndjenjave.

Shkencëtarët kanë studiuar gjatë dallimet midis njerëzve që vonohen dhe atyre që kryejnë me kohë detyrat e tyre. Megjithëse dallimet e ndryshme sociale dhe psikologjike janë identifikuar mirë, deri tash askush nuk e ka krahasuar kurrë rezonancën magnetike me trurin e këtyre dy grupeve të njerëzve, transmeton KosovaPress.

Lexoni edhe..

Këtë herë është hulumtuar baza e nervave për kontrollin e pulsit, e cila zbuloi ndryshimin themelor në tru. Duke përdorur pamjet magnetike, studimi ka analizuar trurin e 264 njerëzve. Pjesëmarrësit plotësuan një sondazh që mati aftësinë e tyre për të kontrolluar veprimet dhe impulset, të gjitha me pikë pavarësisht asaj nëse do të vonoheshin, apo jo në kryerjen e tyre.

Rezultatet zbuluan se njerëzit me kontroll të dobët të aktivitetit kanë tendencë të kenë amigdalë më të madhe të trurit, si qendra kryesore për frikën dhe ndjenjat.

“Njerëzit me vëllim më të madh të amigdalës kanë një tendencë të hezitojnë dhe të shtyjnë fillimin e detyrës pa ndonjë arsye”, thonë autorët në një artikull të botuar në revistën Psychological Science.

Kjo do të thotë që njerëzit që i perceptojmë si dembel dhe jo ambicioz, e shohin mundësinë e rrezikut si diçka shumë të turpshme. Amigdala kontrollon reagimet ndaj frikës, por për shkak të lidhjes me qendrat e kujtesës në talamus dhe korteks, përgjigjet ndaj frikës mund të ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të përvojës.

Me fjalë të tjera, amigdala në qendrën e kontrollit të veprimit drejton dhe zgjedh sjelljen më të dëshirueshme. Ajo gjithashtu parandalon veprimet që mund të çojnë në rezultate të padëshirueshme.

“Sa i përket kontrollit të veprimit, mund të konsiderojmë se ata me një vëllim më të madh të amigdalës mësuan nga gabimet e tyre të kaluara, kështu që ata vlerësojnë veprimin e ardhshëm dhe pasojat e mundshme më gjerë se të tjerët”, argumentojnë autorët.

Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu lidhje të dobëta të amigdalës me korteksin e përparmë te njerëzit që kanë më pak kontroll të aktivitetit, gjë që kontribuon në përkeqësimin e kontrollit të veprimit.

Të ngjajshme