Kompania suedeze e telekomunikacionit Ericsson ka thënë se do të mbyllë gradualisht aktivitetet e biznesit në Rusi gjatë muajve të ardhshëm.
Ericsson, e cila ka rreth 400 punonjës në Rusi, tha se do të ofrojë mbështetje financiare për të prekurit.
Ndërkohë, rivali i saj finlandez Nokia, tha se planifikon gjithashtu të mbyllë pjesën më të madhe të biznesit të saj rus deri në fund të vitit.
Kompania tha se aktiviteti i saj i mbetur në vend lidhej me mirëmbajtjen e kufizuar të rrjeteve për të përmbushur detyrimet e saj kontraktuale dhe humanitare.
Ndërsa Ericsson dhe Nokia dalin nga Rusia, operatorët celularë të vendit MTS dhe Tele2 do të bëhen më të varur nga kompanitë kineze si Huawei dhe ZTE.
“Deri në fund të vitit, shumica dërrmuese e punonjësve tanë në Rusi do të jenë larguar nga Nokia dhe ne kemi liruar të gjitha zyrat tona. Ne do të mbajmë një prani formale në vend, derisa të përfundojë mbyllja ligjore”, tha sot një zëdhënës i Nokia-s.