Gjigandi finlandez i teknologjisë Nokia ka nënshkruar një marrëveshje të re për të licencuar patentat e saj 5G tek Samsung. Bëhet fjalë për të paktën 4500 patenta që konsiderohen “thelbësore” për zhvillimin e standardeve të gjeneratës së re.
Sipas agjencisë italiane, kontrata e mëparshme, e cila skadoi në dhjetor, i dha tashmë kompanisë koreane akses në disa prej teknologjive të Nokia-s, duke integruar gjithashtu zgjidhjet 5G në produktet e destinuara për treg. Sipas një deklarate të lëshuar nga Nokia, marrëveshja i jep Samsung akses në “risitë kryesore në 5G dhe teknologji të tjera”, përcjell Fol Drejt.
“Samsung është lider në sektorin e telefonave inteligjentë dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje të re me ta”, shpjegoi Jenny Lukander, presidente e Nokia Technologies, duke shtuar se lëvizja do t’u ofrojë dy kompanive “lirinë për të inovuar”, duke nënvizuar se ” forca e patentave të Nokia-s, rezultat i dekadave të investimeve në kërkim dhe zhvillim”./FolDrejt/