Në 25 nëntor 1973 filloi kriza e naftës në botë dhe shumë persona i kujtojnë ata tre javë me nostalgji, shkruan “Der Spiegel”.
Persona me biçikletë që shëtisnin përmes autostradave, fëmijë që dilnin me roller-ka nëpër magjistrale, prindër që shijonin natyrën e pastër dhe pa smog me karrocën e fëmijëve dhe ndokush që sapo kishte ngritur kamping në mes të rrugës.
Një ditë e gëzueshme idilike, e paraqesin shumë gjermanë atë kohë, përcjell foldrejt.com Atëkohë OPEC ndaloi eksportin e naftës dhe Gjermania ndaloi udhëtimin e çdo lloj automjeti – për të ruajtur naftën vetëm për policinë dhe ambulancën. Në Zvicër një ndalesë e tillë zgjati tre javë, në Gjermani katër javë.
Në vijim foldrejt.com ju sjell fotografi nga sot e 45 vjet më parë – për të treguar se ato kohë vështirë se mund të përsëriten – andaj fshehin edhe shumë nostalgji për goditjen që i ndodhi njëherë monotonisë së ‘motorit’.

