Çmeduria jonë emër a ka, se nuk të dua, por nevojë kam për ty?
Gjithë kto kohë vetëm 4 herë u pamë në 4 sy, e në të fundit herë të desha më shumë se asgja tjetër.
N’sytë e tu shoh dëshira t’përvlume t’andrrave t’mëngjesit, e kur ti i mbyllë ata, unë dehem me aromën tënde.
Sonte kam frikë t’jem me ty, kam frikë të duhemi dhunshëm, se të pëqafohemi nuk na mjafton.
Netë e ditë t’shumta kemi qenë bashkë, por veç n’andrra, se kur i hapim sytë, nuk je ti nuk jam as unë.
Vjedhmi andrrat bishë e mirë, bëji bashkë me tuat, pastaj nji qiell e nji hanë mjafton, mu dasht e me andrru.
Shkruan: Qëndresa Beqiri