Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë një marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të deputetëve në sallë.
Edhe pse në seancë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 72 deputetë. PDK-ja nuk mori pjesë në votim, ndërsa AAK nuk ishte në sallë, përcjell Fol Drejt.
LDK-ja ishte e vetmja parti opozitare që përkrahi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”./FolDrejt/