Në ndeshjen e djeshme ndaj Villarrealit, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti i ka dhënë një leksion lojtarit të tij Rodrygo.
Gjatë ndeshjes së kupës kundër Villarrealit, të cilën Real Madrid e përfundoi duke e fituar 3:2, Carlo Ancelotti i dha një mësim futbollistit brazilian Rodrygo. Ancelotti e tërhoqi nga loja lojtarin e lartpërmendur në minutën e 56-të. Brazilianit nuk i pëlqeu kjo dhe nuk ia zgjati dorën atij, por Ancelotti ndjeu trazirat dhe vendosi të reagojë.
Ancelotti u afrua dhe foli me të. Ai bëri edhe shenjë me dorën e lirë sikur donte t’i shpjegonte se kush është shefi këtu. Por nuk pati asnjë grindje. Trajneri mendjemprehtë italian, natyrisht, ka mjaft përvojë për ta kthyer situatën në shaka, duke eliminuar kështu një skandal të mundshëm që mund të krijohet nga mediat.
“Tensione mes meje dhe Rodrygos? Jo jo. I thashë të mos të më harrojë herën tjetër kur të largohet nga loja ”, tha Ancelotti./FolDrejt/
Scenes last night as Carlo Ancelloti wasn't very happy with the way Rodrygo left the pitch 🎬
🗣️ Ancelotti: What happened with Rodrygo? I was just told not to forget to greet me when exiting the stadium, nothing happened ..pic.twitter.com/DGr80Eefqo
— Olt Sports (@oltsport_) January 20, 2023