Një çift i huaj muslimanësh në Zvicër, të cilët refuzuan shtrëngimin e duarve gjatë aplikimit për nënshtetësi, nuk do marrin kurrë pasaportën e kuqe, shkruan sda.ch. Deri tani ishin refuzuar edhe dy ankesa rreth kësaj çështje, përcjell foldrejt.com.
Në kulturën gjermanofone vlen si detyrim që krahas përshëndetjes me fjalë të shtrëngosh duart – diçka që nuk është e patjetërsueshme edhe në kulturën shqiptare. Bile në shumë shkolla të Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë edhe nxënësit e kanë detyrim që kur futen në mësim të shtrëngrojnë duart me mësimdhënësin.
Sipas disa imamëve konservatorë muslimanë, shtrëngimi i duarve mes gjinive të ndryshme është rreptësisht i ndaluar, kurse kulturat gjermanofone e quajnë si të paintegruar atë që nuk jep dorën. Kjo në të kaluarën ka sjellur debate të shumta.
Rasti me çiftin musliman kishte ndodhur vitin e kaluar, ku i plotësonte të gjitha kriteret për të fituar nënshtetësinë, por shkaku i këtij detaji të refuzimit të dhënies së dorës, tani nuk mund të bëhen më zviceranë. Mediat nuk kanë zbuluar identitetin kombëtar të çiftit./Foldrejt.com