Në qytetin pakistanes Bahalvalpur një grua 28 vjeçare ka lindur gjashtënjakë – katër vajza dhe dy djem. Nëna e foshnjave, Hina Javed është mirë me shëndet, por një vajzë e cila peshtonte vetëm 200 gram ka vdekur menjëherë pas lindjes.
“Fëmijet tjerë janë jashtë rrezikut për jetë,” thotë mjeku Dr. Hamid, informon foldrejt.com nga mediat ndërkombëtare.
Çifti pakistanez shpresonte për fëmijë prej martesës së tyre përpara nëntë vjetësh. Të privuar nga një kënaqësi e të pasurit fëmijë, ata tani u janë gëzuar lindjes së shumë fëmijëve.
“E kishim pritur prej shumë vitesh këtë ditë,” tha nëna 28 vjeçare.
Tashmë çifti i ri duhet të mendojë për emrat e fëmijëve të tyre./Foldrejt.com