Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt është rritur në 46,104, tha sot presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Këtë e ka bërë të ditur Erdogan pas një mbledhjeje të qeverisë turke, duke shtuar se tërmetet kanë ndodhur gjatë “kushteve të vështira të motit të dimrit”, njoftoi televizioni turk TRT.
Ai shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij për familjet e njerëzve të vrarë në tërmetin, i cili, duke përfshirë Sirinë fqinje, mori afro 53,000 jetë, transmeton Fol Drejt.