Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 11 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, raportojnë mediat botërore.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se numri i viktimave të tërmetit në Turqi është rritur në 8574 dhe se në atë vend janë lënduar 49133 persona. Më herët u njoftua se më shumë se 2500 njerëz vdiqën në Siri, transmeton Fol Drejt.